Ballina Kronika Hetimet e SPAK/ Dy vartësit besnik të Belinda Ballukut, Gjyli dhe Elezi...

Hetimet e SPAK/ Dy vartësit besnik të Belinda Ballukut, Gjyli dhe Elezi dëshmojnë në prokurori

24
0

Drejtori i KESH Erald Elezi, ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij në SPAK në lidhje me dosjen Balluku, ndërsa pas tij pritet të japë versionin e ngjarjeve edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

Të dy vartësit e Ballukut u paraqitën sot në SPAK, ndërsa më herët GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dy.

Nga ana tjetër, për Ballukun, e cila është zyrtarisht e pandehur janë caktuar masat e sigurisë që pezullojnë atë nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre, si edhe i është hequr pasaporta.