Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli sot projektet fituese në disa kategori.
Në kategorinë e “Ditë, Javë ose Festival Filmi” u shpallën fitues projektet:
“Festivali i 14-të i filmit shqiptar” nga Iceberg Communication,
“Retro International Film Festival” nga Begolli Production,
“International Students Film Festival in Tirana (ISFFT)” nga Element Studios,
“Udhëtim i ëndërrt” nga Genc Përmeti.
Në kategorinë e “Botim ose Përkthim Libri Kinematografik” u shpall fitues “Shqipëria në artin filmik të Dhimitër Anagnostit» nga Elsa Demo.
Në kategorinë “Pjesëmarrje në Konferenca, Seminare, Punëtori, ose Trajnim për Kineastë”, u shpall fitues “Crew rooms intensive – Punëtori krijuese për profesionet e reja në kinematografi” nga Filter Film.
Në kategorinë e “Filmit Artistik me metrazh të gjatë – vepër e parë”, projekti fitues u shpall “Unaza” nga Klajd Papadhimitri.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.







