Ilir Alimehmeti ka folur në takimin që u zhvillua në Durrës. Me dhjetra demokratë i janë bashkuar takimit të thirrur nga Salianji.
Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama — dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Në një vit kur neve vërejmë se si, me një të rënë të lapsit, Belinda Balluku merr nga 50 milionë euro dhe në fund të ditës nuk dihet a është e sigurt për të kaluar aty apo jo. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant… Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë”,- tha Ilir Alimehmeti në Foltoren e Salianjit në Durrës.







