Ballina Ekonomia Pasuritë e paluajtshme/ Reforma e re e taksës së pronës, si rriten...

Pasuritë e paluajtshme/ Reforma e re e taksës së pronës, si rriten kostot dhe ngadalësohen shitjet

28
0

Shqipëria ka nisur zyrtarisht zbatimin e reformës së re të taksës dhe pasurisë së paluajtshme, një nismë që synon krijimin e një sistemi modern dhe transparent të taksimit të pronës, të bazuar në vlerën reale të tregut. Reforma pritet të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e të ardhurave dhe ta afrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, theksoi se ndryshimet e reja kanë sjellë ndikime të menjëhershme në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Një pronë e pa rivlerësuar është një pronë që taksohet 15% ndërsa prona e rivlerësuar është 5% sigurisht që ka diferencë. Ne kemi pasur një treg shumë dinamik vitet e fundit që mund të themi se zona dhe prona të caktuara janë dyfishuar që vlera e dyfishuar goxha e lartë. Sot e kemi të pamundur të gjejmë një pronë për një klient që ka kredi. Qëkur u shpall se do të bëhej rivlerësimi kemi pasur një stopim të shitjeve. Ky quhet tatim dhe i takon shitësit sepse ai është pronari i pronës por sot të gjitha këto kosto i shkojnë blerësit”, u shpreh Demirxhiu.

Eksperti theksoi gjithashtu se, ndonëse tatimi i takon shitësit si pronar i pasurisë, aktualisht kostot po i kalojnë blerësit.

Reforma pritet të sjellë efekte të mëtejshme në tregun imobiliar në muajt në vazhdim, ndërsa aktorët e tregut presin qartësim më të madh të procedurave dhe ndikimit real të skemës së re.