Ballina Kuriozitete Autostrada më e drejtë në botë, 240 km pa lëvizur timonin

Autostrada më e drejtë në botë, 240 km pa lëvizur timonin

26
0

Ekziston një autostradë ku drejtuesit e mjeteve mund të udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin as majtas dhe as djathtas.

Bëhet fjalë për Highway 10 në Arabinë Saudite, e njohur si rruga më e drejtë në botë, një rekord i certifikuar edhe nga Guinness World Records. Sipas mediave ndërkombëtare, segmenti më i veçantë i kësaj autostrade është një pjesë prej rreth 240 kilometrash pa asnjë kthesë të dukshme.

Kjo pjesë lidh zonën e Haradh me autostradën Highway 95, duke përshkuar shkretëtirën saudite të Rub’ al Khali, e njohur edhe si “Empty Quarter”. Në këtë segment, udhëtimi zgjat afërsisht dy orë, gjatë të cilave drejtuesit e automjeteve nuk kanë nevojë të prekin timonin.

Highway 10 ka një gjatësi totale prej rreth 1,480 kilometrash dhe fillimisht u ndërtua si rrugë private për Mbretin Fahd. Sot, ajo është e hapur për publikun dhe konsiderohet një nga autostradat më të pazakonta në botë.

Media të huaja theksojnë se, megjithëse rekordi e bën rrugën unike, monotonia e saj mund të jetë sfiduese për shoferët, duke kërkuar vigjilencë të lartë gjatë udhëtimit për shkak të mungesës së kthesave dhe pamjeve të njëtrajtshme./ The Express