Ballina Politika Miliona euro në tunelin e Llogarasë dhe mungesë ilaçesh/ Lapaj: Do i...

Miliona euro në tunelin e Llogarasë dhe mungesë ilaçesh/ Lapaj: Do i mbulojë me letra bakalli që i firmosin zarat? Rama fshihet pas…

10
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar deklaruar se kryeministri Edi Rama fshihet pas letrave të “bakallit” të firmosur nga “zarat” e tij, referuar procedimin ndaj tij për protestën para Kryeministrisë, që po vijon prej dy ditësh.

Lapaj u shpreh se nuk trembet dhe se me gjasë do të vijojë të protestojë gjatë.

“I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë.
Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?

Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij?
Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë.

Imagjino të derdhet Tirana këtu, imagjino ç’bën ky burrë frikacak që fshihet pas letrave të bakallit që firmosin zarat e tij.
Kë paskam penguar të mos shkonte të spital, punë apo kudo?”, tha ai.