Ballina Europë Ç’po ndodh në burgjet italiane? Arratisen dy të dënuar

Ç’po ndodh në burgjet italiane? Arratisen dy të dënuar

53
0

Dy të burgosur për krime të ndryshme janë arratisur këtë të shtunë nga burgu i Tranit në Itali.

Bëhet fjalë për dy emigrantë me origjinë nga Maroku, të dënuar për krime kundër pronës dhe personave, të cilët teksa ndodheshin në zonën e ajrimit u ngjitën mbi murin e pasmë të strukturës për të kaluar në anën tjetër. Më pas ata ikën me vrap për t’u fshehur në fshatrat përreth.

Njëri prej tyre, 24-vjeçari Marwan Bassim, u kap nga forcat e rendit në stacionin Barletta. Tashmë kërkimet vazhdojnë për të gjetur të arratisurin tjetër, 29-vjeçarin Abdalake El Kadhir