Ballina Aktualitet ‘1.4 miliardë lekë investime’, rruga e Sektor Rinia mbetet e amortizuar, banorët...

‘1.4 miliardë lekë investime’, rruga e Sektor Rinia mbetet e amortizuar, banorët në protestë: Po na rrezikohet jeta!

168
0

Banorët e zonës “Sektor Rinia” në Durrës janë ngritur në protestë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të shtetit për rikonstruksionin e aksit rrugor që lidh fshatin “Adriatik” me qytetin dhe shërben edhe për plazhet e zonës.

Rruga, e quajtur me të drejtë “Rruga e mundimeve”, ka marrë 1.4 miliardë lekë investime gjatë 10 viteve të fundit, por vazhdon të jetë e amortizuar, pa ndriçim dhe burim aksidentesh.

Vetëm gjatë muajve të fundit, në këtë aks janë shënuar dhjetëra aksidente me 6 viktima.

Banorët denoncojnë se rruga gjatë dimrit mbushet me baltë dhe ujë, ndërsa gjatë verës pushtohet nga pluhuri, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për të gjithë.

“3 vjet kështu, e as kujtohet njeri. Rruga është katastrofë, para tre ditësh vdiq një 70-vjeçare.”-shprehen banorët.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe investime reale për ta kthyer rrugën në një aks të sigurt dhe funksional për komunitetin dhe turistët që frekuentojnë zonën.