Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë erdhi pas presionit të jashtëzakonshëm dhe të paprecedent të Edi Ramës. Por ky presion dhe ky vendim ishte parashikuar në mënyrë indirekte nga revista e njohur ‘The Economist’.
Në një shkrim para pak ditësh, revista shkruante se Edi Rama po zien nga zemërimi për çështjen e Ballukut.
“Rama po zien nga zemërimi. SPAK së fundmi ka ngritur akuza ndaj Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres së tij, për dyshime se ka manipuluar një tender për një projekt infrastrukture. Ajo i mohon akuzat. Rama thotë se nuk e di nëse ajo është fajtore, por dënon vendimin e gjykatës për ta pezulluar nga detyra: “Kjo është e padëgjuar në historinë e Europës!”
Pasi SPAK futi në burg kryetarin e Tiranës për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon, Rama u përpoq ta shkarkonte nga detyra. Gjykatat e ndaluan, duke e detyruar kryebashkiakun të drejtojë qytetin nga pas hekurave. Rama e quan këtë situatë absurde. Ai e përshkruan autoritetin kundër korrupsionit si “të papërvojë, ndonjëherë tepër zellshëm dhe ndonjëherë thjesht gabim. Por është pjesë e procesit”, shton ai,” shkruante revista.
Kujtojmë se opozita ka deklaruar vazhdimisht se Edi Rama po zien nga zemërimi për shkak se në këtë dosje, emri i parë që duhet të paditet dhe të burgoset, është ai i Edi Ramës.







