Ballina Politika Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Kemi nevojë të pranojmë problematikat! Debatet s’bëhen nëpër...

Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Kemi nevojë të pranojmë problematikat! Debatet s’bëhen nëpër salla

35
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar përplasjet e fundit që kanë ndodhur brenda PD-së.

Ajo thotë se debatet e zhvilluara nëpër salla nuk e ndihmojnë partinë, ndërsa shtoi se këto debate duhet të zhvillohen brenda strukturave dhe forumeve të PD-së.

Ajo tha gjithashtu se PD ka nevojë për sinqeritet dhe për të pranuar problematikat me të cilat po haset.

“Për ta përmirësuar, për ta bërë PD alternativë qeverisëse, hajde ta bëjmë këtë betejë në PD dhe për PD. Për sa kohë debatet ndodhin brenda forumeve të partisë, unë nuk besoj se ka gjë të keqe. Unë do kisha preferuar që ta kisha ndjekur ndryshe nëse do isha në pozicionin që kisha ide dhe alternativa dhe kam ide dhe alternativa. I thashë edhe në mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit. Unë nuk mendoj që kemi nevojë sot që të mbushim sallat, por mendoj që kemi nevojë që të jemi realist me njerëzit dhe me njëri-tjetrin, që gjërat nuk po shkojnë, që kemi probleme”, tha mes të tjerash Tabaku në A2 CNN.