Për shkak të protestës së fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet. Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën orare 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).
Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.







