Ballina Politika Grupi PD/ Mblidhen firmat, ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet...

Grupi PD/ Mblidhen firmat, ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet seancë e jashtëzakoshme për Ballukun

26
0

Deputetët e PD-së kanë mbledhur firmat për të çuar në Gjykatë Kushtetuese votimin e Avokatit të Popullit, kukullën e Edi Ramës, Endri Shabani.

Për deputetët e opozitës “E gjithë procedura e zgjedhjes së Endri Shabanit është antikushtetuese”

Ndërkohë Shabani bëri sot betimin në Kuvend mes një atmsofere tensioni dhe kundërshtimi nga opozita.
 
Deputetët e grupit Parlamentar të PD-së do të bëjnë kërkesë edhe për seancë të jashtëzakonshme për Belinda Ballukun, me qëllim që parlamenti të mos vonojë procedurat por të votojë sa më parë kërkesën për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të saj nga SPAK.

Deputetët e PD-së u mblodhën sot paradite në selinë PD në përfundim të seancës së sotme në Kuvend ku tentuan të bllokojnë zhvillimin normal të seancës pasi kërkojnë që Balluku dhe Rama duhet të vihet para drejtësisë për aferat me tenderat e infrastrukturës.