Ballina Sport Teuta i prish festën në frymën e fundit Flamurtarit dhe “rrëmben” një...

Teuta i prish festën në frymën e fundit Flamurtarit dhe “rrëmben” një pikë

8
0

Flamurtari dhe Teuta ndanë pikët në një duel të luftuar në javën e 17-të të Superiores, në një barazim me katër gola.

Sfida e luajtur në Vlorë, e shoqëruar nga tensionet e pjesës së dytë, në fund nuk i buzëqeshi asnjë prej skuadrave, të cilat u gëzuan me nga një pikë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët, të cilët shënuan me anë të Boçit në minutën e 22’.

Në pjesën e dytë, gjithçka u ndërpre për 20 minuta, pas dhunës që nisi në fushë dhe më pas përfshiu dhe tifozët.

Pas rikthimit të ekipeve në fushën e gjelbër, kuqezinjtë barazuan me anë të Chantakias në minutën e 78’.

Atëherë kur çdo gjë që mendohej se do mbyllej barazim, ishte Oshafi që në minutën e 90’ realizoi golin e përmbysjes.

Gjithsesi, asgjë s’kishte mbaruar, pasi në minutën e 7 shtesë, ishte Jazxhi, i cili ishte aktivizuar nga stoli, që shtangu vlonjatët, duke marrë një pikë për durrsakët.

Kështu Teuta numëron 25 pikë në vendin e pestë, ndërsa Flamurtari nuk lëviz nga vendi i 9-të me 14 pikë.