Ballina Politika Berisha: Mafiozi Bolino nuk është i vetmi në dosjen e Ballukut, shuma...

Berisha: Mafiozi Bolino nuk është i vetmi në dosjen e Ballukut, shuma të mëdha ka marrë edhe Top Tuneli, BB është Ben Blushi

56
0

Gjatë një komunikimi me qytetarët, kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se mafiozi Karlo Bolino nuk është i vetmi emër i përfshirë në dosjen e Lubi Ballukut.

Ai shtoi se shuma të mëdha parash janë përvetësuar gjithashtu nga Top Channel dhe figura të tjera të lidhura me “Top Tunelin”, ndërsa “BB” i referohet Ben Blushit.

Berisha denoncoi atë që e quajti një “rreth vicioz” të përfitimeve dhe shpëlarjes së mediave, duke theksuar se pasojat më të rënda bien mbi qytetarët që mbeten pa ilaçe, ndërsa dokumentet e zbuluara duhet të zgjojnë zemërimin e merituar të shqiptarëve ndaj kësaj mafie.

Fjala e tij:

E vërteta, në përgjime përfshihej Karlo Bolino, përfshihej ai BB, duhet ta them këtu, ishte Ben Blushi, ai vepra shkruan, por aty ishte.

Përfshiheshin edhe të tjerë.
Kjo do të thotë mafiozizëm i tmerrshëm i medieve.
Imagjino pak, ky mafioz që e ka filluar jetën si i tillë, vjell vrer, shpif dhe trillon kundër opozitës, ndërkohë që ka marrë tokat e lënë për gjimnaz nga pronarët me 4 vendime të Edi Ramës.
Katër vendime për tokën në mes të Tiranës, për të ndërtuar zyrat e tij.
Karlo Bolino, vetëm në një nga këto regjistrimet, ka qindra milionë me këste që Evis Berberi të shpifte për Sali Berishën, të shpifte për ju, të mashtronte shqiptarët p[ër të vërtetat, të lavdëronte Edi Ramën.
Por Karlo nuk është i vetëm.
Të themi atë që është.
Shuma më të mëdha ka marrë Top Channel.
Aty BB-ja.
Tek tuneli, nuk e quajtën kot Top Tuneli, etj.
Dhe sa portale mbahen me paratë që u vidhen taksapaguesve për të shpëlarë fytyrat e nxira të këtyre hajdutëve ministra.
Pra një rreth vicioz.
Por edhe njëherë do kërkoj mirëkuptimin se forma më e zezë për mua është kjo bie tek të sëmurët me sëmundje të rënda se mbeten pa ilaçe se u vidhen fondet.
Dhe mediat heshtin, dhe në të gjitha mediat është vetëm një gazetar që pranon çdo lloj kërcënimi për t’u bërë zëri i atyre të sëmundjeve.
Uroj që këto dokumente të zgjojnë tek shqiptarët zemërimin e merituar ndaj kësaj mafie.