Ballina Kronika Sekuestrohen ne Tirane dhe Fier rreth 400 fishekzjarrë, nën hetim pronarët e...

Sekuestrohen ne Tirane dhe Fier rreth 400 fishekzjarrë, nën hetim pronarët e subjekteve

29
0

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 300 300 fishekzjarrë në disa subjekte në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për pronarët e subjekteve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, nga kontrollet e bëra, në Astir, kanë konstatuar 1 dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme janë sekuestruar në Fier, ndërsa tre pronarë dyqanesh janë vënë në hetim. Operacioni, i koduar “Fireworks”, u zhvillua në kuadër të kontrolleve për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike ne prag të Vitit të Ri.

Dyqanet ndodheshin në lagjet ‘Sheq i Vogël’ dhe ‘1 Maji’, ku u kapën mallrat e paligjshme. Të hetim janë vënë tre pronarët e identifikuar me inicialet B. L., D. S., 42 vjeç, dhe M. S., 33 vjeç, të gjithë banues në Fier.