Ballina Politika Njoftimi “bombë” i Kongresit në SHBA për Shqipërinë/ Gati “Non-Grata” të reja,...

Njoftimi “bombë” i Kongresit në SHBA për Shqipërinë/ Gati “Non-Grata” të reja, do goditet korrupsioni, minuesit e demokracisë, oligarkët: Po punojmë me SPAK…

48
0

Ligji i miratuar së fundmi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor përbën një sinjal të fortë politik për qeverinë në Tiranë, në një kohë kur Shqipëria përballet me akuza të përsëritura për korrupsion sistemik, deformim të zgjedhjeve dhe kapje të institucioneve shtetërore.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur nën vëzhgim AKSHI-n dhe ndërtimet e kullave në Tiranë, si dy nga sektorët që janë përmbytur nga lekët e korrupsionit.

Pas miratimit të Aktit të Prosperitetit dhe Demokracisë në Ballkanin Perëndimor SHBA-të janë fokusuar tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar.

DASH ka caktuar një afat prej 90 ditësh ku në lupën e tij do të kalojë edhe sektori i energjetikës, ku do të mbikëqyren  korporatat shtetërore të energjisë KESH dhe OST si  dhe gjithashtu koncesionet e energjisë së rinovueshme.

Partneritetet Publiko-Private gjithashtu do të jenë në fokusin e DASH, ku pritet të ketë një auditim të plotë të kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

Departamenti amerikan i shtetit do të nisë një monitorim strikt të bankave lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme dhe financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.

Edhe pse Shqipëria përmendet si aleate e NATO-s dhe vend aspirant për Bashkimin Europian, dokumenti i SHBA-së e bën të qartë se partneriteti strategjik ‘nuk është çek i bardhë për pushtetin, por kushtëzohet me standarde reale demokratike.’

Pika më domethënëse e ligjit është kodifikimi i sanksioneve amerikane në ligj federal, duke i bërë ato më të forta dhe më të qëndrueshme. Këto masa vlejnë edhe për individë nga Shqipëria, që janë përfshirë në korrupsion manipulim zgjedhor dhe përdorim të pushtetit për destabilizimin e institucioneve demokratike.

Ligji thekson nevojën për:

zgjedhje të lira dhe të ndershme,

institucione zgjedhore të pavarura,

drejtësi funksionale dhe të paanshme.

Këto kërkesa bien drejtpërdrejt mbi realitetin shqiptar, ku zgjedhjet e 11 majit janë vlerësuar me nota negative, me akuza për blerje vote, presion administrativ dhe përdorim të shtetit në funksion të mazhorancës.

Ndryshe nga retorika zyrtare e Tiranës, ligji amerikan e konsideron median e pavarur dhe gazetarinë investigative si element kyç kundër korrupsionit, duke e lidhur drejtpërdrejt lirinë e medias me funksionimin e demokracisë.

Kjo pikë merr peshë të veçantë në Shqipëri, ku qeveria akuzohet për presion ndaj mediave kritike dhe përdorim selektiv të institucioneve shtetërore ndaj gazetarëve.

Në thelb, ligji përcjell një mesazh të qartë: Shqipëria mbetet partnere e SHBA-së vetëm nëse respekton rregullat e demokracisë. Mbështetja amerikane shoqërohet me presion politik, sanksione dhe kushte konkrete, duke sinjalizuar se periudha e tolerancës ndaj autokracisë së maskuar si stabilitet ka marrë fund.