Ballina Aktualitet “Kush je ti që do të…” – Flet gazetari që u dhunua...

“Kush je ti që do të…” – Flet gazetari që u dhunua barbarisht: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë

45
0

Gazetari Elton Tozaj, i cili pak ditë më parë u dhunua barbarisht, ka folur për mediat, teksa ka dhënë edhe detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Gazetari ka deklaruar se ka lënë një takim me personat që e dhunuan, për tu sqaruar. Ai u shpreh se në momentin që ka takuar personat në fjalë, ata e kanë dhunuar barbarisht dhe i kanë thënë “kush je ti që do të ndryshosh botën”.

“Kam pasur kërcënime… Me mirëbesim lash takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Pasi i takova nuk mbaj mend asgjë sepse u dhunova në mënyrë çnjerëzore. Mbaj mend një fjali ‘kush je ti që do të ndryshosh botën’.

Kur u zgjova e pashë veten në rrugë të gjakosur, u çova vrapova. Kam përshtypje që më kanë lënë për të vdekur, më kanë goditur vetëm në fytyrë sepse kam përshtypjen që kanë dashur të japin mesazh mos të dal më në ekran.

Nuk kam bërë akoma denoncim, pres një kontakt nga Prokuroria. Kam frikë për jetën time dhe mamanë time”, tha ai për ‘Shqipëria Live’.