Është ndarë nga jeta njëri nga legjendat më të mëdha të Atletiko Madrid.
Bëhet fjalë për Enrike Kolar, lojtari që ka mbajtur më gjatë shiritin e kapitenit të klubit të Madridit. Ai ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.
Në një deklaratë zyrtare, klubi i bëri homazh kësaj figure ikonike:
“Familja bardhekuqe humbet një ikonë që dha gjithçka për ta çuar Atletikon në majën e futbollit kombëtar dhe evropian. Kampion i Spanjës, fitues i tre titujve të Kupës së Mbretit dhe një Kupe të Fituesve të Kupave me ngjyrat tona, Enrike Kolar ishte kapiten për dhjetë vjet, nga viti 1960 deri në vitin 1969, më gjatë se çdo lojtar tjetër në historinë e klubit. Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona”.







