Ballina Sport Trajneri i Dortmund: Jemi me meritë në finale, gjithçka mund të ndodhë...

Trajneri i Dortmund: Jemi me meritë në finale, gjithçka mund të ndodhë ndaj Realit

27
0

Trajneri i Dortmund, Edin Terzic foli për UEFA.com, për finalen e Champions League ndaj Real Madrid.

“Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë këtij sezoni, duke arritur deri në  këtë finale. Përballemi me një ekip shumë të fortë, që e ka pasur shpesh këtë përvojë, por ne e dimë se në çdo ndeshje është e mundur të fitojmë.

Nëse do të luanim dhjetë herë kundër Realit të Madridit, ndoshta do të pësonim më shumë humbje sesa fitore, por në një ndeshje të vetme, në 90 ose në 120 minuta, plus penalltitë, jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar në botë”.

Për mungesën e eksperiencës: “Natyrisht që më duhet të fitoj ende përvojë në disa detaje, por gjithashtu përpiqem të shfrytëzoj më shpesh ata që e kanë pasur këtë përvojë, përpara se të bëj gabime që mund të shmangen në fazën përgatitore të finales” -tha ai.