Ballina Sport Dramë në futbollin portugez, pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë futbollisti...

Dramë në futbollin portugez, pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë futbollisti 25 vjeçar Quevin Castro

46
0

Drama pllakos futbollin portugez. Quevin Castro, një lojtar portugez që aktivizohet në Divizionin e Dytë të futbollit në vendin iberik me skuadrën e Real Sc, ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune gjatë një ndeshje miqësore me Estrela da Amadora në Estadio das Seixas të Malveira.

Lajmi tronditës u bë publik nga e përditshmja sportive portugeze ‘A Bola’ sipas së cilës episodi ndodhi në 10 minutat e para të ndeshjes kur mesfushori në mënyrë të papritur u shemb në tokë.

Stafi mjekësor i të dyja skuadrave ndërhynë menjëherë për të ndihmuar futbollistin duke përdorur edhe defribilatorin, por tentativat për rianimimin e 25 vjeçarit rezultuan të kota.

Castro u deklarua i vdekur në spital ku u dërgua nga mjekët e urgjencë ndërsa Estrela de Amadora doli me një komunikatë duke dhënë mesazhin e ngushëllimit për humbjen e futbollistit në drejtim të familjes dhe miqve të 25 vjeçarit