Ballina Sport Finalja e Champions, mesfushori i Realit: Ndjesi e pabesueshme, kemi besim

Finalja e Champions, mesfushori i Realit: Ndjesi e pabesueshme, kemi besim

27
0

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric dha mendimin e tij në televizionin zyrtar të klubit gjatë Open Media Day përpara finales së Champions League kundër Borussia Dortmund, të planifikuar për 1 qershor në Wembley.

“Ajo që po përjetojmë është diçka e pabesueshme, unike.

Duket normale dhe e lehtë të jesh edhe një herë në finale, por nuk është ashtu. Është diçka historike.

Kur ndeshja afrohet, është normale të fillojmë të mendojmë më shumë për të, por tani ne thjesht po përpiqemi të përgatitemi sa më mirë që mundemi. Jemi shumë të qetë dhe kemi besim, sepse ka qenë një sezon spektakolar” -tha ai.