Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë–Borizanë, ku ka humbur jetën drejtuesi i një autoveture.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga 62-vjeçari Vath Leka, banues në Borizanë, i cili ka dalë nga rruga, është përplasur me një avlli dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.







