Ballina Aktualitet Gratë në krye të marshimit, protestuesit drejt sheshit “Nënë Tereza”, ushtojnë thirrjet...

Gratë në krye të marshimit, protestuesit drejt sheshit “Nënë Tereza”, ushtojnë thirrjet e forta: Shqipëria kërkon revolucion, dorëheqje

39
0

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 84-të të protestës kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në marshim duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ‘Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre prej 84 ditësh, duke kërkuar largimin e Ramës dhe ndryshime politike. Marshime të ngjashme në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar edhe në protestat e mëparshme.

Gratë janë vendosur në krye të marshimit të protestës së 84-të, ndërsa protestuesit vijojnë lëvizjen në rrugët e Tiranës drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Me thirrjet “Dorëheqje!”, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijon nën moton kundër qeverisë.

Pjesëmarrësit shprehen se do të vijojnë qëndresën dhe protestat, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshim politik.