Ballina Kronika Burri dhunon për vdekje bashkëshorten në Orikum, më pas gjendet i vetëvrarë

Burri dhunon për vdekje bashkëshorten në Orikum, më pas gjendet i vetëvrarë

21
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebroj dyshohet se ka dhunuar për vdekje bashkëshorten, Sose Xhebroj dhe më pas ka vrarë edhe veten me armë zjarri.

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.