Manchester City ka bërë një hap fals në garën për titull, duke u ndalur në shtëpi nga Chelsea. Skuadra e Pep Guardiolës barazoi 1-1 ndaj “Bluve” të Londrës.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Reijnders, por Chelsea reagoi në pjesën e dytë, ku Enzo Fernández realizoi golin e barazimit.
Me këtë barazim, City renditet në vendin e dytë me 42 pikë, plot 6 pikë larg Arsenalit, që kryeson kampionatin.
Nga ana tjetër, Chelsea mban vendin e pestë në renditje me 31 pikë.



