Ballina Aktualitet Qeveria ndërton burg në Kukës, lidhet kontratë 5.5 mln euro

Qeveria ndërton burg në Kukës, lidhet kontratë 5.5 mln euro

45
0

Qeveria shqiptare do të ndërtojë një burg të ri në Kukës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi nënshkrimin e kontratës me bashkimin e kompanive që u shpallën fituese në tenderin për projektimin dhe ndërtimin e burgut të Kukësit.

Një bashkim mes kompanive Ergi dhe Lead Consulting do të ndërtojë burgun më të ri në Shqipëri kundrejt një çmimi prej 522 milionë lekësh ose 5.4 milionë euro. Sipas konratës, punimet për ndërtimin do të zgjasin 23 muaj dhe burgu do jetë funksional nga nëntori i vitit 2027.

Qeveria ndërton burg në Kukës, lidhet kontratë 5.5 mln euro

Tenderi për ndërtimin e burgut të Kukësit u zhvillua përmes proçedurës së kufizuar. Fondi limit ishte përcaktuar 528 milionë lekë, ndërsa kontrata u lidh me vlerën 522 milionë lekë.

Kohët e fundit Shqipëria po ndërton një sërë institucionesh për ekzekutimin e vendimeve penale, përfshirë dhe një institucion riedukimi për të miturit, ndërkohë që vendi po përballet me mbyllje masive të shkollave si pasojë e emigrimit.