Ballina Lifestyle Gjeste të turpshme në mes të turmës, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të...

Gjeste të turpshme në mes të turmës, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të Swift

13
0

Një icident aspak i këndshëm ka ndodhur gjatë një koncerti të Taylor Swift në Endinbugh. Një burrë 64-vjeçar ka bërë gjeste të turpshme në prani të njerëzve të tjerë. Superylli amerikan solli ‘The Eras Tour’ në MB dhe performoi në Murrayfield në kryeqytetin skocez të premten, të shtunën dhe të dielën.

Policia e Skocisë konfirmoi se burri është vënë në pranga në mes të turmës. Mbikëqyrësi David Happs tha: Një burrë 64-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për veprime të turpshme të kryer brenda Murrayfield gjatë ngjarjes të shtunën.

“Ai u lirua dhe është caktuar masa detyrim paraqitje në Gjykatën Sherif të Edinburgut në një datë të mëvonshme.”

‘Voyeurism’ përkufizohet si një akt ku dikush merr kënaqësi seksuale duke parë, fotografuar ose regjistruar të tjerët duke bërë diçka që zakonisht është private. Është një ofendim kur bëhet pa lejen e personit.

Tifozët udhëtuan nga e gjithë bota për të parë idhulline tyre, duke përfshirë nga SHBA, Kanada, Islanda dhe Gjermania.