Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të hetimeve për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën kërkohet arrestimi.
Mësohet se kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për Ballukun, e cila akuzohet për disa procedura që thuhet se janë kryer në shkelje me ligjin.
Raportohet se SPAK ka kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.
Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur një kërkesë në Kuvend, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë kështu arrestimit të saj.







