Ballina Politika Rihapja e dosjes së MCGonigal në SHBA/ Shpërthen, Berisha: Kjo do të...

Rihapja e dosjes së MCGonigal në SHBA/ Shpërthen, Berisha: Kjo do të jetë një goditje e rëndë për Edi Ramën

34
0

Berisha deklaroi se aktiviteti i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar më herët me 2.4 vite burg për korrupsion, ka lidhje të drejtpërdrejta me kompani ruse dhe me bashkëpunimin e tij me Ramën gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, reagoi pas rihapjes së dosjes McGonigal në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si një goditje të rëndë për kryeministrin Edi Rama.

Ai akuzoi drejtësinë shqiptare për mosveprim. Berisha shtoi gjithashtu se McGonigal kishte tentuar të përfitonte miliona euro nga politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, duke u premtuar se do i nxirrte nga lista e zezë amerikane. Ish-kryeministri e cilësoi si të turpshme shpalljen e tij “Qytetar Nderi” në Tropojë.

Sali Berisha:

Dosja McGonigal është fakt i rëndë për Ramën. Drejtësia amerikane dënoi të korruptuarin McGonigal me 2.4 vite burg për dosjen me Edi Ramën, ka hapur sërish dosjen e tij, duke aluduar se ishte spiun rus, pra spiun i një vendi tjetër. Aktiviteti i McGonigal me Ramën lidhet me kompanitë ruse. Për këtë çështje ka padi në SPAK, por dosja nuk u hetua asnjëherë. U hesht për këtë krim. MCGonigal në Shqipëri është përpjekur të marrë miliona euro, duke marrë para, duke iu thënë politikanëve a biznesmenëve se do i heqë nga lista e zezë amerikane, kur ishin ose jo të shpallur në listën e zezë të SHBA-së. U shpall “Qytetar Nderi” në Tropojë dhe ky është turp i madh.