Ballina Rajoni Greqi, operacion surprizë në burgun famëkeq të Koridhalosit: 4 të arrestuar, thika,...

Greqi, operacion surprizë në burgun famëkeq të Koridhalosit: 4 të arrestuar, thika, drogë dhe celularë të sekuestruar

36
0

Një operacion policor në zonat e paraburgimit të Burgut të Korydhalos në Greqi, u krye mëngjesin e së shtunës, (10 janar), nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar, aty ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë.

Konkretisht, siç u njoftua nga Policia, oficerët nga Departamenti i Nëndrejtorisë për Ndjekjen Penale të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, me ndihmën e Departamentit të Grupeve Operacionale, kryen kontrolle në qeli, gjatë të cilave, në total, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon:

Një thikë, 4.10 gramë kanabis të papërpunuar, të ndarë në 22 pako të improvizuara, telefon dhe celular, si dhe 2 karikues dhe kufje.

Për sa më sipër, u arrestuan 4 të burgosur, kundër të cilëve u ngrit një dosje për – sipas rastit – shkelje të Ligjeve për armët, drogën si dhe legjislacionin në lidhje me masat për të siguruar paqen sociale.

Nuk u dhanë detaje për emrat dhe kombësinë e të arrestuarve, por hetimet janë në proces, informon “Protothema”.

Dy prej të arrestuarve, në qelinë e të cilëve u gjet thika dhe droga, po çohen në Prokurorinë kompetente me procedurë të shpejtë, ndërsa dosja e çështjes për dy të tjerët do t’i dorëzohet autoritetit kompetent.