Ballina Ekonomia Kush shkakton dëm paguan më shumë/ Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve...

Kush shkakton dëm paguan më shumë/ Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve me historik aksidentesh

32
0

Prej 10 ditësh, është në fuqi sistemi bonus-malus, që rëndon drejtuesit e mjeteve që kanë kryer aksidente në momentin që do të paguajnë faturën e siguracionit të makinës.

“Çdo përdorues mjeti motorik pajiset me një policë sgurimi, para vitit 2025 ka qenë standard, varionte pak a shumë e njëjtë. Nga 2025 kemi një diferencim, jo të gjithë paguajnë njësoj, diferenca bëhet nga mosha e përdoruesit, mosha e mjetit, qarqet, fuqia motorike e mjetit dhe sistemi bonus-malus.

Ky sistem ka filluar të aplikohet këtë vit sepse ju desh kompanive 1 vit për të krijuar një databazë. Tashmë tek AMF dhe te kompanitë e sigurimit, ka në historik të mbetur të sjelljes së përdoruesve të mjeteve, nëse ata kanë kryer një aksident, polica e sigurimit do të pësojë një rritje varësisht nga dëmi”, tha Mimoza Hajdarmataj nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Historiku i aksidenteve nis nga viti 2025, kur hyri në fuqi edhe rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që diferencon policën e sigurimit për drejtuesit e mjeteve.

“Është një masë edukative, duhet të jesh i ndëergjegjshëm që ke shkaktuar një dëm te palët e treta. Historiku ka nisur nga 1 janari i 2025. Edhe ky ka qenë një debat, çdo akt ligjor ka fuqi prapavepruese. Nuk mund të hyjë në fyqi një akt ligjor dhe të pretendohet që të marrësh bonus edhe për 20 vite më përpara. Për këtë vit, nëse nuk ke shkaktuar dëm, do të përfitosh bonus. Nëse ke shkaktuar dëm, malus do të bëjë sërish diferencën” , shtoi Hajdarmataj.

Çmimi që paguhet për sigurimin e automjeteve përcaktohet nga 7 faktorë risku: vjetërsia e mjetit, qarku ku është i regjistruar mjeti, fuqia motorike, mosha e shoferit, përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani dhe historiku i dëmeve. Ky i fundit do të jetë pjesë e formulës gjatë këtij viti dhe në vazhdim, ndërsa 6 të tjerët janë vënë në zbatim që gjatë 2025.