Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka shpërthyer në ironi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke demaskuar kthesën e tij të fortë në qëndrimet për reformën në drejtësi, dikur të shpallur si “kryereformë” dhe sot të pranuar si dështim.
Në një status në rrjetet sociale, Beqiraj kujton se vetëm tre vite më parë Rama refuzonte çdo kritikë ndaj organeve të reja të drejtësisë, duke deklaruar se nuk ishte dita për të folur për dobësi apo problematika, por për të festuar faktin se “për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë”.
Sot, i njëjti kryeministër pranon publikisht se vendi nuk ka as drejtësi cilësore dhe as të paanshme, duke hedhur poshtë gjithë propagandën socialiste që për vite me radhë e paraqiti reformën si sukses historik.
“Çfarë ndodhi me kryereformën, për të cilën krenohej çdo socialist?”, pyet Beqiraj, ndërsa ironia e saj kulmon me referencën therëse nga Ezopi:
*“Pi detin, Ksant!”*








