Të tre gratë, të moshës 29, 33 dhe 37 vjeç, dyshohet se janë anëtare të një grupi kriminal ndërkombëtar që ishte aktiv në eksportimin e kanabisit të llojit skunk në Itali nëpërmjet fluturimeve ajrore.
Sipas Policisë, arrestimet u kryen pas kontrolleve të synuara dhe përdorimit të informacionit, si dhe pas verifikimit të kryqëzuar dhe analizës së të dhënave, të cilat çuan në identifikimin e të akuzuarve pak para nisjes së tyre për në një destinacion italian.
Tre gra amerikane u arrestuan teksa udhëtonin nga “El. Venizelos” për në Milano, ato kishin 72 kilogramë kanabis në valixhet e tyre
Gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, policia gjeti gjithsej 72 kilogramë e 700 gramë kanabis hidroponik (skunk) të papërpunuar, i cili ishte fshehur me kujdes në pako najloni brenda valixheve. Përveç kësaj, u konfiskuan tre telefona celularë.
Gratë e arrestuara u dërguan në organin kompetent të ndjekjes penale, ndërsa hetimi vazhdon për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal të rrjetit.







