Ballina Aktualitet Shërbimi Social cakton vënien në provë të nënës së 3 të miturve...

Shërbimi Social cakton vënien në provë të nënës së 3 të miturve në Durrës, i ofrohen kurse prindërimi dhe punë dinjitoze 8 orarëshe

49
0

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre.

U vendos që menjëherë t’u vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Këto i morën përsipër t’i financojnë ARSIS dhe Ëorld Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës (pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do t’i ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve. Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes. Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.