Raporti Henley Passport Index 2026 tregon se hendeku mes pasaportave më të fuqishme dhe atyre më të dobëta ka arritur nivelin më të lartë në 20 vite, duke e bërë vendin ku lind dikush më të rëndësishëm se kurrë për lirinë e udhëtimit.
Singapori mban vendin e parë me akses pa vizë në 192 destinacione, ndërsa Afganistani renditet i fundit me vetëm 24. Diferenca prej 168 destinacionesh është më e madhja në historinë e indeksit.
Në Europë dominojnë Japonia dhe Koreja e Jugut në vendin e dytë (188 destinacione), ndërsa një grup vendesh si Danimarka, Spanja, Suedia dhe Zvicra ndajnë vendin e tretë. Kanadaja renditet në vendin e 8-të globalisht. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë rikthyer në Top 10, por kanë pësuar rënie afatgjata vitet e fundit.
Një lajm pozitiv për rajonin: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë shënuar përmirësime të ndjeshme në dy dekadat e fundit, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të madhe në 10 vite, duke u ngjitur 38 vende në renditje.
Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse udhëtimet globale po rriten, shumë shtete po shtrëngojnë kufijtë, duke e bërë “privilegjin e pasaportës” një faktor vendimtar për mundësitë ekonomike dhe sigurinë personale.
Po ku rënditet Shqipëria? Vendi ynë mban pozicion e 43 në listë, teksa me pasaportën tonë mund të udhëtosh 121 vende të botës.
Renditja e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026:
Singapori (192 destinacione)
Japonia, Koreja e Jugut (188)
Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)
Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)
Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)
Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)
Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)
Kanada, Islanda, Lituania (181)
Malajzia (180)
Shtetet e Bashkuara (179)/







