Lul Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një shtetas nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.
Operacioni u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie dhe me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore. Sipas burimeve, u zbatuan protokolle të rrepta, ndërsa lëvizja u mbajt në fshehtësi të plotë. Kolona mbërriti në IEVP Peqin rreth orës 00:15.
Vendimi për transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve me profil të lartë kriminal erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që detyroi autoritetet të ndërmarrin masa urgjente dhe të riorganizojnë sistemin e sigurisë penitenciare.
Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në qendër të vëmendjes për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë, duke nxitur zhvendosjen e elementëve më të rrezikshëm drejt një institucioni me regjim më të fortë sigurie.







