Ballina Aktualitet Zjarr në një lokal në Gjirokastër, zbardhen detajet e para

Zjarr në një lokal në Gjirokastër, zbardhen detajet e para

62
0

Një prej bareve më të frekuentuara në Gjirokastër është përfshirë në flakë. Zjarrfikëset kanë marrë informacion për prezencën e zjarrit në bar KARAMEL në lagjen 18 shtatori.

Menjëherë u nis një automjet zjarrfikës dhe një automjet mbështetës me 5 efektivë zjarrfikës me në krye komandantin Gramoz Llapi. Në vendngjarje u konstatua se zjarri ishte në dhomën e veshjes së personelit, ku po digjeshin rrobat e personelit, duke shkaktuar shumë tym.

U ndërhy në kohë  për izolimin e zjarrit deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogjën vetëm një pjesë e konsiderueshme rrobave të personelit dhe një prize në mur. Nuk pati dëme të tjera materiale dhe as persona të lënduar.