Ballina Kosovë Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të...

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

29
0

Nga 9 deri me 13 shkurt dhe nga 16 deri me 18 shkurt janë datat kur në Gjykatën Speciale do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. 

Këto seanca, gjatë këtyre ditëve pritet që të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30. 

Specialja në komunikatën për media, ka njoftuar edhe se në rendin e ditës parashikohet të jenë deklaratat përmbyllëse të prokurorisë. 

Ndërsa pas kësaj, do të jenë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, asaj të Veselit, të Selimit e Krasniqi.