Ballina Lifestyle Fermerja e Luftës së Dytë Botërore ka festuar ditëlindjen e 103-të

Fermerja e Luftës së Dytë Botërore ka festuar ditëlindjen e 103-të

43
0

Fermerja Grace Greenway së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 103-të.

E lindur më 12 janar të vitit 1921 në Clapton, Londër, zonja Greenway ishte një daktilografe për pjesën më të madhe të jetës së saj, me përjashtim të tre viteve gjatë Luftës së Dytë Botërore të cilat i kaloi si fermere.

Teksa fliste me mallëngjim për bashkëshortin e saj Eric i cili ka ndërruar jetë para 15 viteve ajo thoshte: “A nuk jam me fat që e kam pasur për 60 vjet”?

Së bashku ata kanë tre fëmijë, shtatë nipër e mbesa, dhe nëntë stërnipër. Ditëlindjen e 103 ajo e ka festuar me familjen, pranë qendrës strehimore Darvin House.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu