Ballina Europë U zhduk më 22 tetor, gjendet 40 km larg banesës së saj...

U zhduk më 22 tetor, gjendet 40 km larg banesës së saj në Trento, trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

28
0

Pas disa muajsh kërkimesh dhe shprese, është gjetur trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare dhe banim në Trento të Italisë.

E reja ishte zhdukur pa lënë gjurmë më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit të Trentos. Trupi i saj u gjet rreth 40 kilometra larg banesës, përgjatë lumit Adige.

Identifikimi i trupit u bë nga familjarët, të cilët deri në momentet e fundit kishin shpresuar për një përfundim tjetër të kësaj ngjarjeje tragjike.

Menjëherë pas zhdukjes, familja kishte njoftuar policinë dhe mediat, duke bërë thirrje publike që kushdo që mund ta shihte të telefononte në numrin e emergjencës 112.

Në ditët pasuese, autoritetet italiane zhvilluan operacione kërkimi intensive, përfshirë kontrolle përgjatë lumit Adige dhe kërkime ajrore me helikopter, por pa rezultate konkrete.

Kërkimet u shtrinë edhe përtej kufijve të rajonit të Trentino-Alto Adige, ndërsa të gjitha prefekturat italiane u vunë në dijeni për zhdukjen. Rasti u pasqyrua gjerësisht edhe në mediat shqiptare, duke ngjallur reagime dhe shqetësim të madh.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.