Ndonëse Altin Dumani prej një muaji tanimë ja ka lënë stafetën Klodjan Brahos, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del “inati” me ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një deklaratë për mediat, pas daljes së tij nga ambientet e SPAK, aty ku dhe u paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij, Berisha lexoi dhe letrën që i la dhe kësaj here Altin Dumanit.
Ashtu sikurse dhe herët e tjera, kreu i Partisë Demokratike i ka shkruar Dumanit se është një “armik” i pluralizmit dhe Kushtetutës së Shqipërisë.
Duke e akuzuar sërish si avokatin e gjyqtares Irena Gjokës dhe bashkëpunimin që sipas Berishës Dumani ka me bandat kriminale, ai ka theksuar se ish-kreu i SPAK e ka dëshmuar se është “armik” i ligjit.
“Je një armik i egër i pluralizmit dhe Kushtetutës
Altin Troplinit, Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra.
Krimet antikushtetuese elektorale të dëshmojnë se je një armik i egër i pluralizmit, Kushtetutës dhe ligjit. Ky ishte dedikasa që i lashë unë sot për Altin Troplinin”, lexoi Berisha para gazetarëve.







