I ftuar në një intervistë në SYRI TV, Jamambër Malltezi foli rreth skandalit të mbetjeve të rrezikshme, kontejnerët e të cilave mbahen në Porto Romano në Durrës. Maltezi u shpreh se institucionet shqiptare kanë ‘lartë duar’ në hetimin e kësaj çështje, e cila është një krim i rëndë dhe se çdo legjislacion në botë të çon në burg.
Jamambër Malltezi: Kemi të bëjmë me mbetjet e rrezikshme. Çfarë tregon ajo aferë? Ajo aferë tregon që gjithë shteti është një shtet i kalbur që noton vetëm në korrupsion. Pra, nuk kishte një copë letër të saktë. Pra, gjithë ky shtet nuk kishte një copë letër por ndërkohë kishte çuar 101 kontenierë. Pra, asnjë copë letër ndërkohë që ishin bërë dy vaporë plot me kontenierë. Kjo tregon çfarë është shteti dhe sa të besueshëm i kemi ne institucionet shtetërore. Thënë këtë që gënjyen e mashtruan me qindra kontejnerë, çfarë besueshmërie keni ju dhe unë sot kur dëgjoni lajmin nga prokuroria që po bëhen mostrat. E para, ne në Shqipëri nuk kemi asnjë laborator të akredituar për të vlerësuar mbetjet e rrezikshme. I fshehën në Porto Romano. Si i mbajtën në Porto Romano, në çfarë kushtesh? Si e verifikon ti tani? Kjo është thjesht për të larë duart, asgjë tjetër. Mund të jenë vjedhur, ndërkohë mund të jenë nxjerrë edhe kontejnerët fare, mund të dalë edhe rërë aty, kot pa asnjë lidhje. Pse po e bën pas një viti? Çfarë besueshmërie jep ti si shtet? Drejtësia e bën këtë punë. Erdhën ata të bazelit, ofruan ta bënin pa lekë dhe këta nuk pranuan. Kush nuk pranoi? Autoritetet shqiptare, përfshirë autoritetet e drejtësisë dhe Edi Ramën që është i gjithi, noton në këtë aferë, është i zhytur. Sepse është aferë ‘trafikim ndërkombëtar i lëndëve të rrezikshme mjedisore’. Është krim nga më të rëndët që mund të bëhet. Në çdo legjislacion, ky shkon në burg, Edi Rama. E gjitha kjo është një tjetër ballo me maska, sepse nuk janë mbajtur në kushtet që detyrohesh të mbash mbetjet e rrezikshme. Ato thjesht janë lënë në kontejnerë. Ne nuk e dimë si janë këta kontejnerë, a janë të derdhur, a janë të ruajtur, të fiksuar…







