Ballina Kronika Shisnin kokainë në Burrel, përfundojnë në pranga tre persona! Sekuestrohen 13 celularë...

Shisnin kokainë në Burrel, përfundojnë në pranga tre persona! Sekuestrohen 13 celularë dhe një orë ‘Rolex’

38
0

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit. Ata u kapën në flagrancë teksa ishin në një lokal. ‘Policia asnjë lëvizje’, dëgjohen të thonë blutë teksa i arrestojnë.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç; N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera fizike dhe në banesat e tyre blutë sekuestruan: 94.70 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, 2 peshore elektronike, 1 automjet dhe 1 orë dore e markës “Rolex”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.