Ballina Politika “Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë!”/ Qytetari merr vëmendjen në protestën e PD...

“Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë!”/ Qytetari merr vëmendjen në protestën e PD (Foto)

26
0

Prej më shumë se një ore ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike.

Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje që pasqyrojnë kërkesat e tyre ndërsa kanë renditur edhe skandalet e qeverisë “Rama”

Mirëpo një protestues, ka zgjedhur që mesazhet t’i përcjellë ndryshe.

I veshur me një veshje plotësisht të bardhë, ai ua ka lënë vëmendjen mbishkrimeve mbi të.

“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës. Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një plis me një shall të zi.