Nga Klodian Tomorri
Gazi i skaduar dhe halli i madh
Aq hajdutë janë saqë edhe gazin që i hedhin miletit e blejnë të skaduar. Por turpin nuk e njohin hiç.
Sot futën policinë për të arrestuar kalamajtë në protestë dhe për t’u hedhur bombula gazi në kokë. Çudi e madhe kjo.
Dikur nxirrnin policë gra para protestuesve për të treguar kontrastin e madh mes qytetërimit rilindas dhe barbarizmit opozitar.
Por çfarë ka ndodhur, që Rilindja nuk është më aq e qytetëruar? Me sa duket, i ka rënë një hall i madh. Shumë i madh.
Duhet mbrojtur banda e kleptolindave, që janë kapur me presh në duar duke vjedhur pa mëshirë çdo qindarkë të qytetarëve. Me të njëjtin barbarizëm që hunët i lëshoheshin Romës dikur.
Pikërisht ato Lindat, që për 13 vite propaganda ua shfaqi qytetarëve dhe botës si fytyra e qytetarisë, si kontrasti i madh i saj me anën tjetër të barbarëve.
Ndaj, për të mbrojtur bandën e kleptolindave, sot janë të detyruar të përdorin një bandë tjetër kriminale me të gjithë fuqinë e saj. Kjo është policia. Pikërisht ajo policia që rrëmben qytetarët njësoj si kartelët e drogës.
U desh shumë kohë, por propagandës tashmë i ka dalë boja dhe i ka pasur era. Dhe rënia e brekëve të propagandës na e ka nxjerrë Rilindjen e qytetëruar, çullak ashtu siç është para qytetarëve.
Një miks hajdutësh me fytyra grash, që rrinë në vijën e parë, dhe kriminelësh që kanë hyrë në zemrën e shtetit. Kjo është arsyeja pse era e m*tit që ka shpërthyer duhet mbytur me gazin e skaduar.







