Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri ka reaguar lidhur me skandalin që ka përfshirë rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ku pati sërish probleme dhe çarje.
Kapri ka denoncuar korrupsionin e qeverisë, duke thënë se rruga ka kushtuar 260 mln euro dhe Rama e Balluku e inauguruan me festival, por sot është kthyer në rrezik për qytetarët.
“Çudira në rrugën Qukës–Qafë Plloçë. Me kusi dhe bitum po përpiqen të mbulojnë çarjet masive. Kjo rrugë ka kushtuar 260 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe sot është në këtë gjendje skandaloze”, shkruan Kapri në videon e publikuar në Facebook.







