Një fosil 370 milionë vjeçar i gjetur në Skoci është konfirmuar nga shkencëtarët si një gjallesë e re, e cila arrinte një lartësi prej rreth 8 metrash.
Ky organizëm, i quajtur prototaksites, i ngjante një trungu gjigant druri pa kurorë gjethesh dhe fillimisht mendohej se ishte një lloj kërpudhe.
Por kërkime të reja nga Universiteti i Edinburgut dhe Muzetë Kombëtarë të Skocisë kanë treguar se fosili nuk është as kërpudhë dhe as bimë, por një gjallesë e re, e cila u zhduk rreth 370 milionë vjet më parë.
Sandy Hetherington, bashkautor kryesor i studimit, tha: “Është gjallesë, por jo siç e njohim sot. Ajo ka tipare anatomike dhe kimike të ndryshme nga kërpudhat apo bimët, dhe i përket një dege evolucionare që sot është plotësisht e zhdukur.”
Në studimin e ri, shkencëtarët analizuan përbërjen molekulare të fosileve nga depozita shkëmbore Rhynie chert, pranë Aberdeenshire, të datuara rreth 407 milionë vjet më parë.
Fosilet e prototaksitesu zbuluan për herë të parë në vitin 1843, por vetëm 14 vjet më vonë shkencëtari kanadez J W Dawson i studioi dhe mendoi se ishin mbetje të pjesshme të pemëve halore gjigante.
Që atëherë, ka pasur debat të vazhdueshëm për vendin e këtij organizmi në pemën e jetës. Studimet treguan se ai nuk e siguronte energjinë vetëm përmes fotosintezës si bimët, as nuk ishte në marrëdhënie bashkëjetese me organizma të tjerë, siç ndodh me likenet.
Po ashtu, ai nuk kishte rrjetin e gjerë të micelit nëntokësor që kanë kërpudhat për të siguruar mjaftueshëm karbon organik për një madhësi kaq të madhe.
Analizat e reja zbuluan se fosilet janë kimikisht dhe strukturorisht të ndryshme nga kërpudhat e asaj periudhe dhe se i përkasin një linje eukariote tashmë të zhdukur.
Sipas Laura Cooper-it, bashkautore e studimit, prototaksitespërfaqëson një “eksperiment të pavarur” të natyrës për krijimin e organizmave të mëdhenj dhe kompleksë, për të cilin dimë vetëm falë ruajtjes së jashtëzakonshme të fosileve.
Prototaksiteska jetuar nga periudha e vonë Siluriane deri në Devonianin e vonë, rreth 420–370 milionë vjet më parë, një kohë ndryshimesh të mëdha në Tokë, kur jeta po fillonte të përhapej në tokë. Ishte organizmi i parë gjigant tokësor, duke tejkaluar për nga madhësia të gjitha bimët dhe kafshët e asaj kohe.
Studimi u publikua në revistën shkencore Science Advances.







