Ballina Sport Arsenal, favorit për të fituar Champions, vetëm Inter “shpëton” Serie A

Arsenal, favorit për të fituar Champions, vetëm Inter “shpëton” Serie A

22
0

Me Champions League që mbylli fazën e parë, në të gjithë botën kanë nisur të bëjnë llogaritë se cila skuadër ka më shumë shanse për të fituar trofeun me “veshë të mëdhenj”. Arsenal mbylli një fazë rekord me 8 fitore në 8, duke triumfuar përballë çdo rivali. Ky fakt, por dhe organika që Arteta ka në dispozicion, bën që “topçinjtë” të shihen si favoritët kryesor për të triumfuar në Champions League.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga EuroClubIndex, Arsenal përllogaritet se ka 22% shanse për të triumfuar në këtë edicion të Champions League. Me 14% në vendin e dytë renditet Bayern Munich, skuadër që mbylli Fazën e Ligës në vendin e dytë, pas Arsenal. “Topçinjtë” ishin pikërisht skuadra e vetme që triumfoi përballë Bayern. Me 14% po aq sa edhe Bayern në vendin e tretë renditet Barcelona. Man.City dhe Liverpool janë dy ekipet që ndjekin treshen kryesuese.

Kampionët në fuqi të Champions League, PSG renditet në vendin e 6-të me vetëm 7% shanse për të triumfuar këtë edicion. Real Madrid, një tjetër ekip “big” nuk shihet këtë edicion si favorit për të fituar pasi ekipi i Arbeloa-s renditet në vendin e 7-të.

I vetmi ekip italian në “Top10” është Inter, me ekipin zikaltër që vlerësohet me 4% shanse për të fituar në Champions.