Ballina Sport Euro 2024/ Ronaldo dhe Pepe nga minuta e parë, titullarët e Portugali...

Euro 2024/ Ronaldo dhe Pepe nga minuta e parë, titullarët e Portugali – Çeki! Rekord për CR7

27
0

Portugalia dhe Çekia përballen sot në kuadër të Grupit F në Euro 2024.

Kjo është ndeshja e parë për të dyja kombëtaret në këtë Evropian, duke mbyllur raundin e parë në këtë grup. Ndeshja që fillon në orën 21:00 do të zhvillohet në stadiumin Red Bull Arena (Leipzig).

Portugalia e Cristiano Ronaldos është favorite për këtë takim dhe do të synojë të nisë rrugëtimin me fitore. Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë që paraqitet në gjashtë kampionate të ndryshme evropiane.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes, Dalot, Bruno Fernandes, Vitinha, Cancelo, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.

Çekia: Stanek; Holes, Hranac, Krejcí; Coufal, Soucek, Provod, Sulc, Doudera; Kuchta, Schick.