Ballina Politika Berisha: Zgjedhje të reja në PD nga kryetari e deri tek seksionet

Berisha: Zgjedhje të reja në PD nga kryetari e deri tek seksionet

21
0

Sali Berisha deklaroi se PD do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme partiake, për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese.

Berisha tha se do të zgjidhet kryetari i partisë si dhe drejtuesit në të gjitha nivelet e tjera.

Ai iu referua edhe primareve ku ndonëse pranoi kritikat, tha se ato nuk do të hiqen, por do të përsosen.

Sali Berisha: Mesazhi im është, u falënderoj përzemërsisht që më ndoqët në këtë bisedë. Besoj se u thashë përgjigje pyetjeve tuaja, përveçse njërit që tani më vjen në mendje, i cili pyeti se a do bëhen zgjedhje. U garantoj se në PD do bëhen zgjedhje në të gjitha nivelet, dhe u garantoj se me të gjitha kritikat që bëhen për primaret, unë kërkoj mirëkuptimin tuaj se heqja e primareve do të thotë heqje e marrjes parasysh të vullnetit të anëtarëve.

Dhe nuk duhet të kërkojmë këtë, por do bëjmë çmos t’i përsosim ato. Dhe mbi bazën e votës së anëtarësisë do të zgjidhet e gjithë organigrama drejtuese nga kryetari gjer tek degët, seksionet e PD-së. Faleminderit shumë dhe prova jonë, ora jonë është data 10 shkurt, ora 5.